Fushatë online, Rama: Gjatë dy mandateve, vrasjet në vend janë ulur me 51,4%
Lajmifundit
/
6 April 2021, 09:00
Politikë

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën online në Instagram, ku liston punët që qeveria e tij ka bërë në këto 8 vite. Duke kërkuar votën, Rama nuk ndalet së numëruari ndryshimin që Rilindja i ka sjellë Shqipërisë.
Ditën e sotme, Rama formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa është ulur numri i vrasjeve vitet e fundit. Më pas ai ka faktuar se numri i vrasjeve është ulur me 51,4%.

Rama shkruan se në 7 vite numri i vrasjeve është përgjysmuar, nga 107 që ishin në 2013, në vetëm 52 në vitin 2020.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.


