U shpallën në kërkim pasi tentuan të vrasin 32-vjeçarin, arrestohen babë e bir në Tiranë

Aktualitet

U shpallën në kërkim pasi tentuan të vrasin

Policia njofton se kanë bërë të mundur arrestimin e babë e bir, që u akuzuan një ditë më parë se tentuan të vrasin një 32-vjeçar. Policia e Tiranës bën me dije se shtetasit G.B, S.B, përkatësisht 49 dhe 22-vjeç, kanë rënë në pranga e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë ndalimin e shtetasve G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale "Vrasje me dashje" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, sepse me datë 04.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia

ME TE LEXUARAT