Drogë dhe qarkullim me makinë në gjendje të dehur, në pranga 4 persona

Aktualitet

Drogë dhe qarkullim me makinë në gjendje të dehur, në

Policia e Tirnës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi iu gjet një sasi e dyshuar kokainë. Blutë bëjnë me dije se e sekuestruan lënda në fjalë. Në pranga ka rënë edhe një 33-vjeçar, pasi u ndalua nga policia, ai është larguar me vrap nga mjeti, duke hedhur në toke një lëndë të dyshuar kokainë.

Ndërkohë, policia njofton se specialistët e qarkullimit rrugor, kanë arrestuar një 49-vjeçar, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Në pranga ka rënë edhe një 50-vjeçar, pasi ka aksidentuar një 15-vjeçare, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekve.


“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : L. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shigjetat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

E. K., 33 vjeç,pasi në bulevardin "Bajram Curri" gjatë ndalimit të mjetit për kontroll, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur në tokë një sasi me lëndë të dyshuar kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : A. H., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ; A. B., 50 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale O. V., 15 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

ME TE LEXUARAT