Tentoi të përdhunojë 32-vjeçaren dhe më pas e dhunoi, bie në pranga i riu në Tiranë

Aktualitet

Tentoi të përdhunojë 32-vjeçaren dhe më pas e dhunoi,

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një 32-vjeçare. Sipas policisë, shtetasi Gj.K, pasi tentoi ta përdhunojë, e përndiqte dhe e dhunonte të rejën.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. K., 33 vjeç,  pasi ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT