Fushatë online, Rama: 2.5 milionë banorë marrin shërbime për marrjen dhe menaxhimin e mbetjeve

Politikë

Fushatë online, Rama: 2.5 milionë banorë marrin shërbime

Kryeministri Edi Rama vijon me fushatën online, ku liston arritjet e qeverisë në 8 vite. Përmes një “Instastory”, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e banorëve që mbulohen sot me shërbime për marrjen dhe menaxhimin e mbetjeve.

Më pas ai ka faktuar se 2.5 milionë banorë nga 1.4 milionë në 2013 sot marrin shërbime me standarde më optimale të grumbullimit e menaxhimit të mbetjeve.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

 

ME TE LEXUARAT