Deputeti reagon pas komenteve të Vuçiç për zgjedhjet e 25prillit: I vetmi shok, mik dhe vëlla i Ramës është ai

Komentet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për zgjedhjet e 25 prillit në shqipëri, kanë nxitur shumë diskutime. Për këtë çështje ka folur edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Në një intervistë televizive në New24, ai ka thënë se presidenti serb është i vetmi vëlla, mik dhe shok i Ramës.
“Ne do të na hapen negociatat, pikërisht problemi është stopimi i rrugës së Shqipërisë drejt BE. I vetmi shok, mik, vëlla, çun daje, çun halle, është Vuçiç. I cili ishte shumë is hqetësuar se kush do të vinte pas Ramës. Rama mund ta mbajë mik në shtëpi, siç e ka kryeministrin e Greqisë, megjithëse Greqia ka ligj lufte.
Por ky moment po të kujtojmë që Rama i kishte futur duart shumë thellë, nuk la njeri pa sharë e etiketuar nga liderat e Kosovës. Aq sa kryeministrin e Kosovës e hodhi në gjyq. Për gjithë këto shërbime, Vuçiç ka kërkuar në një farë mënyre t’ia kthejë e t’i japë ndihmë. Në fakt ndihma e Ramës. Sa herë Ramën e ndihmojnë, përfundon keq. Si me rastin e Trump, dhe humbi zonja Hillary Clinton. I drejtua Papandreut, iku Papandreu parti e katërt. Përkrahu Renzin, iku Renzi u zhduk. Përkrahu Gjukanoviç, iku dhe ai. Këto pasa që bëjnë këta, i tregojnë fytyrën e vërtetë.
Ndërkohë që etiketonte Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Haradinajn, Shqipëria është vendi i dytë që ka vendosur barrierat më të mëdha pas Serbisë që i ka vendosur Kosovës. Nëse duhet të kishim bërë një arterie, si Rruga e Kombit, që ky i vendosi një tra. Ndërkohë ngriti traun për 450 mijë shqiptarë. Ky i çonte mesazh Vuçiç, që t’i jepte telefonin e Mihajloviç, miku i ngushtë i Arkanit. Se mesa duket kur ishte i ri ishte tifoz me Interin,se i ndërron ekipet ky. Më pas mori çështjen çame madje na çudiste dhe ne, ndërkohë pas 2017 jo vetëm e luftoi PDIU, por edhe e hoqi çështjen çame nga programi qeverisës”, tha Idrizi.


