Fushata për "11 majin", "lumë" parash online, Agron Shehaj harxhon 27 mijë dollarë në tre muaj

Politikë

Fushata për "11 majin", "lumë" parash online,

Fushata elektorale i ka angazhuar te gjithe aktoret politike ne vend ne percimin e mesazheve ne te gjitha rruget dhe platformat e mundshme. 

Por ajo cka bie ne sy nga nje vezhgim ne librarine e reklamave ne Facebook, eshte nje perpjestim i zhdrejte mes fondeve qe po shpenzohen dhe pozicionit qe personazhet apo partite zene ne peshen politike te vendit.

Ne krye te listes per 3 muajt e fundit eshte  Agron Shehaj me plot 27 mije 200 dollare te shpenzuar.

Pas tij vjen Jorida Tabaku me 11 343 dollare te shpenzuar.

Ne vendin e trete ne liste eshte Grigels Mucollari, me 9818 dollare dhe pas tij, renditet PDIU, me 8386 dollare.

Ata qe kane shpenzuar me shume me pas, jane sipas listes:

Belind Kellici 6695, etj.

Fushata për "11 majin", "lumë" parash online,
Lista e reklamave per 3 muajt e fundit ne Facebook, Meta

Ne kete liste jane renditur vetem shpenzimet per reklama ne rrjetin e Facebook, nderkohe qe nuk perfshihen pagesat e kryera per reklamim ne rrjetet e tjera, ato per spote ne TV dhe zera te tjere te fushates. /Lajmifundit.al/

ME TE LEXUARAT