Fredi Beleri kërkon në gjykatë ngrirjen e dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhjet ne 4 gusht në Himarë

Politikë

Fredi Beleri kërkon në gjykatë ngrirjen e dekretit të

Ne perpjekje per te penguar zhvillimin e zgjedhjeve lokale, Fredi Beleri i ka kërkuar Gjykatës Administrative që të pezullojë zbatimin e dekretit të Presidentit të vendit për zgjedhjet më 4 gusht në Himarë.

Sipas tij, pezullimi duhet të jetë deri në momentin e marrjes së një vendimi përfundimtar për këtë bashki.

Ai pretendon mandati si kryebashkiak është i vlefshëm për sa kohë vendimi i KQZ është i ankimueshëm dhe jo i formës së prerë.

Ai thotë se ndaj Presidentit Bajram Begaj do të ngrejë padi.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës, ndër të tjera thuhet: Presidentit të Republikës ka vendosur të caktojë datën 4 gusht 2024 si datë të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Himarë. Rezulton që kërkuesi Dhionisios Alfred Beleri, me cilësinë e Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë Himarë, është përfaqësues i zgjedhësve në Bashkinë Himarë, dhe ka interesa të drejtëpërdrejta në zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës.

Kjo pasi shtetasi Dhionisios Alfred Beleri mban Mandatin e vlefshëm të Kryetarit të
Zgjedhur të Bashkisë Himarë, mandat i fituar në zgjedhjet e datës 14 maj 2023, dhe që aktualisht
është i vlefshëm, sa kohë që vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 69 datë 05.07.2024 me të cilin në të njëjtë kohë, ky organ administrativ shpalli të pavlefshëm Mandatin por shpalli dhe ndërprerjen e parakohshme të tij, është shpallur në datën 05.07.2024, dhe ndaj tij lejohet ankim, dhe si I tillë ky akt është i paekzekutueshëm”.

Më tej sqarohet se: Kërkuesi Dhionisios Alfred Beleri aktualisht është Kryetar i Zgjedhur i Bashkisë Himarë, cilësi që sipas ligjit do ta mbajë deri në kalimin e afatit 30 ditor të paraqitjes së ankimit kundër vendimi të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ose deri në shpalljen e vendimit që do të shqyrtojë ankimin e tij, kundër vendimit.

“Paditësi/kërkuesi do të kundërshtojë Dekretin e Presidentit nr. 244 datë 05.07.2024 si absolutisht të pavlefshëm, pasi vjen në kundërshtim flagrant me procedurën që parashikon neni 10/3 i Kodit Zgjedhor, nenet 133, 164 e vijues të Kodit të Procedurave Administrative në lidhje me fuqinë e akteve administrative, pezullimin e ekzekutimit të tyre për shkak të ankimit etj, si dhe për faktin se mbështetet në një akt administrativ nga ana e vet absolutisht të pavlefshëm, në vendimin nr. 69 datë 05.07.2024 të KQZ, akt I cili gjithashtu është në shkelje të hapur dhe flagrante të dispozitave ligjore të ligjit nr. 138/2015. që parashikojnë kompetencat si dhe procedurat e
verifikimit të kushteve të zgjedhshmërisë së përfaqësuesve vendorë.”, thuhet më tej.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion