Foto/ Basha dhe deputetët e PD-së grisin fletët e votimit për Lindita Nikollën
Lajmifundit
/
10 September 2021, 17:44
Politikë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, njëkohësisht deputet është ngritur të votojë për kreun e ri të Kuvendit të Shqipërisë, propozimin e PS, Lindita Nikollën.

Ai ashtu si edhe deputetët e tjerë të PD, menjëherë sa mori fletën e votimit zgjodhi ta grisë.
Një ditë më parë, kryedemokrati Basha përjashtoi nga PD, ish-kryeministrin Sali Berisha, një vendim i cili solli mjaft tensioneve brenda partisë së djathtë që drejton.

Sjellim në vëmendje se Basha u prit jo mirë nga qytetarët dhe demokratët pas këtij vendimi, ai doli nga dera e pasme e Kuvendit për të shmangur përballjen me turmën e acaruar.


