Berisha humb durimin pas betimit, largohet i vetëm nga Kuvendi
Lajmifundit
/
10 September 2021, 17:34
Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha, menjëherë pas betimit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë është larguar nga Kuvendi i vetëm, pa pritur procedurën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë betuar ditën e sotme nga ulëset e tyre për marrjen e mandatit në legjislaturën e 10.
Seanca është drejtuar nga Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër e këtij Kuvendi.
Ajo thiri një e nga një emrat e deputetëve të mandatuar nga zgjedhjet e 25 prillit.


