Po lahej në plazhin e Durrësit, mbytet turisti polak
Lajmifundit
/
10 September 2021, 17:14
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Durrësit, ku një shtetas polak është mbytur duke u larë në det. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin polak J.B, 68 vjeç.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 10.09.2021, rreth orës 16:40, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi polak J. B., 68 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


