Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, mes tyre edhe Sali Berisha

Politikë

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, mes

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të ri për këtë legjislacion që pritet të udhëhiqet nga fituesi i zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama.

Në Kuvend, i cili gjatë ditës së sotme është drejtuar nga deputetja më e moshuar e këtij legjislacioni të ri, Luljeta Bozo, po bëhet betimi i deputetëve të rinj të cilët vijnë si nga lista e majtë ashtu edhe nga ajo e djathtë.

Mes tyre është betuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili një ditë më parë u përjashtuar nga PD.

Në 25 prill, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Opozita ka kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre. Tanimë lista e 140 deputetëve që do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm është e plotë, me emra të rinj dhe të vjetër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion