Fatmir Mediu fushatë me Flori Mumajesin, ia merr këngës: Po mendoj të bëhem pjesë e ThreeDots
Lajmifundit
/
18 Prill 2021, 22:21
Showbiz

Pas fotos që publikoi më parë, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka ndarë një tjetër postim ku shfaqet me djemtë e Threedots, mes të cilëve Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni.
Ata shihen teksa shijojnë një mbrëmje të këndshme ndërsa këndojnë së bashku nën tingujt e këngës “Kitare e dashur”.
“Mbrëmje me muzikë me Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni. Po mendoj të bëhem edhe unë pjesë e ThreeDots.”, ka shkruar Mediu.
Më parë krahas fotos që publikoi me djemtë e famshëm, Mediu shkroi: “Mes miqsh të mirë, edhe mbrëmja kalohet më bukur”.


