Kryemadhi: Deklarata e Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri tregon hallin e madh që ka Rama

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte krah Lulzim Bashës teksa komentoi deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri. Sipas Kryemadhi, kjo tregon hallin e madh që ka Edi Rama.
“Sot deklarata e sotme e Presidentit të Serbisë tregonte hallin e madh të Edi Ramës sepse çfarë shikon ai?
Shikon te Lulzim Basha, shikon te Monika Kryemadhi, shikon te çdo demokratë, te çdo lsistë, te çdo socialistë i ndershëm që do të votoj në 25 prill kundër Edi Ramës dhe Rilindjes dhe pro erës së ndryshimit.
Prandaj mos ndaloni çdo ditë me njerëzit sepse ne ju japim fjalën dhe do t’i qëndrojmë jo vetëm procesit të Integrimit Europian që tha zoti Basha, por do ti qëndrojmë rindërtimit dhe do ta çojmë deri në fund, ju të vendosni, ju të rindërtoni shtëpitë në pronat tuaja.
Zoti Basha ka një plan të qartë për të ecur në rrugën e integrimit Europian dhe ne jemi të gjithë bashkë për ta çuar Shqipërinë në Europë, sepse fëmijët e shqiptarëve meritojnë një Shqipëri Europiane, nuk meritojnë Shqipërinë e një të mbaruari që i iku koha”


