“Epokë e re…”, Rama zbulon projektin nga Azerbajxhani: Synojmë një qendër gazi në Vlorë

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Baku se qeveria synon që të ndërtojë një qendër të gazit natyror në Vlorë. Ai foli për një epokë të re dhe të bashkëpunimit me Azerbajxhanit.
“Ne ishim një Kore e Veriut në Europë dhe sistemet e gazit ishin jo ekzistuese dhe të shkëputura nga pjesa e botës, E vlerës këtë kapitull të ri në procesin e zhvillimit. Duke u mbështetur në bashkëpunimin e suksesshëm me Tapin synojmë një qendër të gazit në Vlorë.
Duke u bashkuar me atë që theksoi presidenti Alijev përmendi nismën e Azerbajxzhanit për të marrë stafetën e COOP dhe për ta organizuar atë këtu. Është treguese kur një vend kaq i pasur në karburant dhe fosile bën një hap para e thotë që të bëjmë një hap, këtu duhet t’i vijë përgëzimi më i madh i Azerbajxhanit dhe mikpritësit tonë jashtëzakonisht të çmuan.”, tha Rama.
Më parë Rama u shpreh synimet janë që furnizimi i Eurpës me gazin rus të zërohet, ndërsa shtoi se korridori jugor i gazit e ka bërë më të fortë Bashkimin Europian.


