Endri Shabani merr VENDIMIN: Mandati le t’i kalojë Adriatik Lapajt! E kam toleruar si individ, po na e ka dredhur

Politikë

Endri Shabani merr VENDIMIN: Mandati le t’i kalojë Adriatik Lapajt! E

Kreu i “Nismës Thurrje”, Endri Shabani ka folur së fundmi lidhur me atë çfarë është duke ndodhur brenda koalicionit të tyre, ky fajtori i vetëm sipas tij është Adriatik Lapaj i cili prej fillimit nuk ka mbajtur fjalën e tij.

I ftuar në studion e “News 24”, Shabani u shpreh se “çështja e mandatit”, ka kërkuar që të zgjidhej dhe të dyja palët të binin dakord, mirëpo është përballur nga Lapaj dhe mbështetësit e tij me kërcënime.

Duke theksuar se së fundmi i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që mandati i deputetit t’i kalojë Lapajt, Shabani thekson se daja i tij, Zeqir Kordhoni mori vendimin për mos hequr dorë nga mandati pasi përgjatë gjithë fushatës zgjedhore ishte dëshmitar i sjelljes së kreut të “Nismës Shqipëria Bëhet”, i cili sipas tyre kishte në dorë “frenat” dhe merrte vetë vendimet.

“Zeqiri është familjari im ka marrë në dorë nëj veprim që unë nuk do ja kisha rekomanduar. E ka marrë individualisht. Ka bërë një letër me shkrim dore dhe e ka dorëzuar. E kam marrë në telefon kemi folur i kam thënë kush është situata dhe ai më ka thënë mund të tallet me ju po jo me mua”, tha ai.

“Në fillim tha po pastaj e dorëhoqi pastaj tha s’jam dakord. Gjatë gjithë kësaj kohe prodhoi një zhgënjim. Ne nuk vendosim kujt i takon mandati, ne mbajmë premtimet që kemi dhënë, ky është ndryshimi për klasën e vjetër politike. Çështja ishte që ne të vendosnim një standart tjetër. Unë e kam toleruar si indvidi, se ishte marrëdhënia e Lapajt me qytetarët.

Ky tha do jap dorëheqjen dhe e drodhi. Si ti them unë Zeqirit që do japësh dorëheqjen, por ky që është lider nuk e mbajti fjalën. Në këtë situatë por edhe në një klimë tensioni që ka n qenë që para fushatës pas fushatë, brenda koalicionit se anëtarët e Nismës Thurrje janë ndjerë të zhgënjyer. Adriatiku nuk pyeste për asgjë, po vendoset e kush do fliste dhe ku do flisnin”, tha Shabani ndër të tjera duke theksuar më tej se betejën nuk duhet ta kenë me njëri-tjetrin, por me klasën e vjetër politike për të cilët tha se nuk duhet të bëhen si ata.

Ndërkohë më tej, kreu i “Nismës Thurrje” foli me emra dhe mbiemra ku drejtoi gishtin nga familjari i Lapajt i cili e kishte marrë në telefon dhe e kishte kërcënuar.

“Arjanit Rexhepa janë disa vëllezër më kanë marrë në telefon tërhiqu më kanë thënë se ka dhe me pahir...ky sillet si pronari i mandatit kthjellohu pak se jemi shumë dhe nuk do e lëmë me kaq”, tha Shabani më tej.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion