Kontrollet për Inceneratorin e Elbasanit/ Policia shkoi për gruan, arreston burrin

Aktualitet

Kontrollet për Inceneratorin e Elbasanit/ Policia shkoi për gruan,

Veç Denis Hasallës drejtor në kabinetin e bashkisë Peqin, i cili është njëkohësisht edhe vëllai i deputetit socialist Saimir Hasalla, në pranga ka rënë edhe një person tjetër.

Policia arrestoi edhe Bledar Çullhajn, i cili nuk ka asnjë funksion publik, por gruaja e tij është përgjegjëse në sektorin e mbetjeve, sipas Top Channel.

Gjatë kontrollit në banesë, 36-vjeçarit iu gjet një armë e ftohtë.

Me vendim të Gjykatës Prokuroria dhe policia e Elbasanit që prej orëve të para të mëngjesit kanë zhvilluar kontrolle në banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit.

Hetimet kanë nisur më shumë se 1 vit më parë për zjarrvënësve, teksa fusha e mbetjeve u përfshi nga flaket në vitin 2024, por duket se gjatë hetimeve prokuroria gjeti elemente të shpërdorimit të detyrës.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se janë kontrolluar banesat e nënkryetarëve ose ish nënkryetarëve në Peqin, Gramsh, Librazhd e Cërrik për të gjetur dokumentacion në lidhje me mbetjet që dërgohen në incenerator.

Janë sekuestruar telefona dhe mjaft materiale që hedhin dritë për kryerjen e hetimeve lidhur me “shpërdorim detyre”./ Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion