Emrat/ Zgjedhjet e 11 majit, tërhiqen nga gara 2 deputetë socialistë!

Politikë

Emrat/ Zgjedhjet e 11 majit, tërhiqen nga gara 2 deputetë

Deputeti i PS Nasip Naço nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk ka pranuar të jetë në listë të hapur.

Edhe deputeti Laert Duraj po ashtu është tërhequr nga gara dhe nuk do jetë në listën e hapur të Gjirokastrës ndonëse ishte planifikuar.

Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS. Burime bëjnë me dije se do të kandidojë nën siglën e PS në listën e hapur në Kukës, sipas ReportTv.

Kujtojmë se prej orës 14:30, kryesocialisti Rama po zhvillon takime me drejtuesit politikë të qarqeve, për të dakordësuar listën përfundimtare për kandidatët për deputetë në më 11 maj. Në 18.00 Rama mbledh Kryesinë, ndërsa mbetet mister nëse do kandidojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion