"Je njeriu më i poshtër”/ Jozi e përzë nga krevati, përlotet Loredana: Dil jashtë!
Loredana dhe Jozi vazhdojnë të kenë një raport të tensionuar dhe të mbushur me konflikte brenda shtëpisë së BBVIP4. Diskutimet e ashpra mes tyre janë bërë të shpeshta, ku këngëtari ka hedhur akuza ndaj modeles, të cilat ajo nuk i ka pranuar.
“E kupton se çfarë po shikoj unë këtu? E nuk po të them asgjë, boll o burrë. Çfarë të kam bërë që më thua llumi i llumit. Boll më, ku është limiti i kësaj, kur do mbarojë?”, i thotë Loredana.
Ndërkohë Jozi i kthehet: “Dil dhe më shiko nga jashtë. Më ke bërë të ndihem keq. Nuk ka limite”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në një moment të nxehtë, Jozi ka akuzuar Loredanën si shkaktaren për gjithë ngjarjet që kanë ndodhur mes tyre, ndërkohë që ajo i është përgjigjur me lot në sy, me fjalë të forta:
“Ty nuk ta pret mendja çfarë kam bërë unë për ty. Vetëm me të keq po ma kthen, ditë për ditë. Je njeriu më i poshtër”.
“Je ti, ti je shkaktarja. Kam jetën time, bëj çfarë të dua. Do e bëj timen siç e ndjej”, iu kundërpërgjigj Jozi.