Emrat e ministrave të kabinetit Rama 4, Berisha: U vendosën në detyra kryesore bashkëhajdutët

Politikë

Emrat e ministrave të kabinetit Rama 4, Berisha: U vendosën në

Kryedemokrati Sali Berisha, ka komentuar emrat e ministrave të rinj të kabinetet ‘Rama 4’, për të cilët tha se janë emëruar në detyra kryesore bashkëhajdutët. Berisha tha se në përbërjen e qeverisë së re nuk figuron asnjë përfaqësues nga veriu, çka sipas tij tregon një urrejtje të papërmbajtur dhe të pashembullt ndaj kësaj zone.

Teksa e cilësoi sërish me epitetin “lubi tuneli”, Berisha u ndal tek lënia në detyrë e Belinda Ballukut, për të cilën tha se “nuk ka hajni të mëdha në vend që të mos kenë firmën e saj”.

Berisha: Kabineti u rivendosën në detyra të gjithë bashkëhajdutët kryesorë. Lubi Balluku, ‘lubi tuneli’ i Llogorasë nuk ka, që kur është bërë ministre ajo, hajni të mëdha në vend që të mos ketë firmën e saj. Nuk mund të ikë ajo.

Natyrisht me sa shoh unë këtu do më falni por është shprehur urrejtje patologjike për veriun, asnjë nga veriu në kabinet. I ka propozu zotit Pacolli zv.kryeministër me kusht që t’ia japë aeroportin, po ai për dinjitet ia ka refuzuar ofertën edhe dy personalitet të Kosovës të cilat kanë menduar ti zëvendësonte me ndonjë verior.

Ky është kabineti i parë në të cilin ka shprehur urrejtjen e tij të papërmbajtur ndaj veriut të Shqipërisë dhe kjo nuk është rastësi. Kurrë pushtues apo diktatorë që të ketë mbajtur këtë qendrim që mban ky ndaj veriut nuk ka patur dhe nuk ka. Investimet në veri janë më pak se 1 e 13 e investimeve në zonat e tjera të Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT