“Ç’është kjo e zezë që na ndodhi”, Julia Ilirjani befason me deklaratën e papritur

Showbiz

“Ç’është kjo e zezë që na ndodhi”,

Julia Iliriani ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ka bërë një deklaratë të papritur, duke i habitur të gjithë në studio. Aktorja ishte në studio së bashku me aktorin, Gert Ferra, pasi të dy janë pjesë e shfaqjes “Miu Griosh”. Në një moment gjatë intervistës, në studio u dëgjua një audio, ku dikush kishte një pyetje për Julian:

“Ej Julia e dashur t’u realizua ëndrra të jesh përsëri në skenë pas 10 vitesh. Julia, një pyetje specifike, më mirë një burrë me bark apo një burrë me kurriz të dalë?”.

E pikërisht përgjigja e kësaj pyetje i ka habitur Bietën dhe Gertin, pasi Ilirjani u shpreh:

“Edhe mendo se ja bëri pyetjen një gruaje që nuk do fare burra afër”.

Julia: Se nuk i kam shumë qejf

Gerti: Hë moj motër, hë tani, ç’është kjo e zezë që na ndodhi, Juli këtu e gjete moj

Bieta: Ai i shkreti tha kam bërë divorc, të gjitha këto, Julia paska ndërruar krah

Julia: Nuk kam ndërruar krah, gjithmonë pëlqej dhe preferoj meshkujt, por nuk i dua shumë afër. Domethënë nuk dua burra nëpër shtëpi se më mërzisin. Kjo ishte e tëra.

Bieta: Domethënë ja ke ulur qepenat vetes për një marrëdhënie?

Julia: Unë thashë nuk dua në shtëpi

Bieta: E pra, ndryshon situata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion