Në krye të Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu: Përgjegjësi e madhe

Aktualitet

Në krye të Ministrisë së Shtetit për

Toni Gogu, i cili do të mbajë postin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i vetmi nga radhët e deputetëve që nuk mund të siguronin dot një tjetër mandat, tha për mediat se ndihet mirënjohës.

“Mirënjohës ndaj kryetarit të partisë dhe Asamblesë. Përgjegjësi e madhe sidomos në këtë kapitull të rëndësishëm të bashkëpunimit të ekzekutivit me parlamentin. Për shkarkimin e zyrtarëve të caktuar ishte vendim i asamblesë. I privilegjuar që ka marrë një detyrë”, tha shkurt ai për mediat.

Gogu do të zëvendësojë Taulant Ballën, i cili do të bëhet kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së.

Në zgjedhjet parlamentar të 11 majit, Toni Gogu ishte në listën e hapur të Qarkut të Tiranës dhe nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion