Rama shkrin dy ministri, nuk do jenë më pjesë e qeverisë së re

Politikë

Rama shkrin dy ministri, nuk do jenë më pjesë e qeverisë

Ministria për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Ministria për Rininë dhe Fëmijët nuk do të ekzistojnë më në qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama.

Këto dikastere nuk u përmendën gjatë fjalimit që zgjati mbi 2 orë nga Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Ministria për Sipërmarrjen u drejtua në mandatin e kaluar nga Delina Ibrahimaj, e cila u konfirmua nga Rama si ministre e Ekonomisë.


Nga ana tjetër ministria për Rininë dhe Fëmijët, u drejtua nga Bora Muzhaqi, e cila nuk u përmend në asnjë moment nga kreu i qeverisë në emërimet e kabinetit të ri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion