E përjashtoi nga partia që themeloi, Berisha sulmon Bashën: Shkelmoi PD-në, vendim jashtë normave

Politikë

E përjashtoi nga partia që themeloi, Berisha sulmon Bashën:

Ish-kryeministri Sali Berisha njëkohësisht lider historik i PD-së ka komentuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga partia që vetë themeloi.

Në një intervistë për Syri Tv, Berisha tha se Basha shkelmoi PD dhe se vendimi i marrë prej tij ka qenë jashtë çdo norme.


"Vendimi i Bashës është jashtë çdo norme. Ka qenë presion nga Rama. Ka shpallur një vendim personal. Pas këtij vendimi e kam deklaruar, do bëj gjithçka për të vendosur sovranitetin e Partisë.

Ai ka vendosur të shkelë çdo lloj rregulli dhe parimi. PD ka dorëzuar për shkak të lobimit të Ramës dhe George Sorosit sovranitetin e saj. Berisha ka ndjekur vetëm një qëllim kam ndjekur rrugën gjyqësore. Ia kam bërë të qartë kryetarit se nuk dua ndihmën e tij."-u shpreh Berisha.

Me Lulzim Bashën, Berisha tha se “Kam komunikuar dhe i kam thënë këto që u kam thënë juve”. Por a ishte në dijeni të përjashtimit? “Unë e dija që ishte në presione, por nuk mendoja që duke mos respektuar asnjë rregull shpallte një vendim të tillë personal”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion