Zyrtare, BE vendos Shqipërinë në listën e zezë të COVID, kufizohen udhëtimet

Aktualitet

Zyrtare, BE vendos Shqipërinë në listën e zezë të

Shqipëria është hequr edhe zyrtarisht nga lista e vendeve të sigurta të Bashkimit Evropian, për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus.

Një gjë e tillë nënkupton kufizime në udhëtime për qytetarët e këtij vendi.

“Ky (vendim) nuk paragjykon mundësinë që shtetet anëtare të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jothelbësore në BE për udhëtarët e vaksinuar plotësisht”, ka thënë përmes një deklarate BE-ja.

Përveç Shqipërisë, nga vendet e rajonit të Ballkanit, statusin e sigurt e ka humbur edhe Serbia, ashtu si edhe Azerbajxhani, Brunei, Japonia, Armenia dhe Uruguai.

Dy javë më herët, Bashkimi Evropian ka hequr nga lista e vendeve të sigurta, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Aktualisht në listën e vendeve të sigurta nga vendet e Ballkanit është vetëm Bosnje-Hercegovina.

Shteteve u jepet statusi i vendit të sigurt nëse regjistrojnë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit.

Bashkimi Evropian përditëson çdo dy javë listën e vendeve që mund të konsiderohen të sigurta, varësisht situatës së tyre epidemiologjike./REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion