“E kemi tonin”, Berisha akuza Ballës: Del në përgjimet e SKY ECC, liroi autorët e tritolit ndaj Lulzim Kullës

Politikë

“E kemi tonin”, Berisha akuza Ballës: Del në

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza se ish-ministri i Brenshëm Taulant Balla ka liruar autorët e tritolit ndaj Lulzim Kullës.

Sipas Berishës, Balla ka marrë në telefon një anëtar të KLP-së duke i kërkuar që të liroheshin urgjentisht duke shtuar “dhe kjo ndodhi”

Gjithashtu ka pretenduar se emri i ministrit ka dalë në bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Sipas Berishës, grupi i Bajrave në Shkodër, deklarojnë se “E kemi tonin Taulantin”, gjatë kohës kur merreshin me lojërat e fatit.

“Të të jap një provë. Merr dhe lexo regjistrimet. Dy vetë i vënë eksplozivin për ta ekzekutuar Lulzim Kullën. Eksplozivi e plagosi, por nuk vdiq. Taulant Balla merr në telefon anëtarin aktual të KLP-së dhe i thotë “urgjent të lirohen” dhe kjo ndodhi.

A do të të jap për Taulant Ballën, lexo çfarë thonë Bajrat kur merreshin me lojërat e fatit, “E kemi tonin Taulantin”. Çfarë e shtyn Gjokën t’i bëjë peshqeshe Spirogjokës, Elisës. Ne dënojmë, denoncojmë sepse janë gjëma e këtij vendi”, u shpreh Berisha.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion