179 kredi të buta për ushtarakët, Rama - efektivëve beqarë: Martohuni që të përfitoni

Politikë

179 kredi të buta për ushtarakët, Rama - efektivëve

Kryeministri Edi Rama nga Zall Herri në krah të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, e vendosi theksin te investimet për Forcat e Armatosura, duke nënvizuar vlerën e programit të kredive të buta për strehimin e familjeve të ushtarakëve.

Deri më tani, 179 efektivë kanë përfituar kredi me interes zero për blerjen e banesave, ndaj Rama me batutë u bëri thirrje efektivëve beqarë, që të martohen, mundësisht me ushtarake që të përfitojnë nga programi i kredive të buta.


“Beqarët janë për front, por edhe për kreditë. Patjetër dojeni të mirërpritur kur të martohen”, tha Rama.

Në vijim, Rama u shpreh se gjatë dekadës së fundit është shumëfishuar numri i rekrutimeve në FA, si dhe është pesëfishuar numri i studentëve në Akademinë e Mbrojtjes.

Një tjetër arritje është rritja e pjesëmarrjes së vajzave në radhët e ushtrisë, që ka kaluar nga 10% në mbi 20%.

Ndër prioritetet e ardhshme, ai përmendi forcimin e teknologjisë kibernetike, përmirësimin e shërbimeve dhe mirëmbajtjen e helikopterëve dhe pajisjeve ushtarake.

“Do fuqizojmë teknologjinë kibernetike, mbrojtjen civile, repartet e shërbimit dhe mirëmbajtjes së helikopterëve, korpusin. U rrit numri i vajzave që është dyfishuar nga 10 në mbi 20%. Është krenari për ne. Por edhe niveli i shërbimeve dhe numri i lartë i tyre, që kanë ndikuar edhe në jetën e civilëve. Po kështu numri i studentëve në akademi u pesëfishua”, shtoi kreu i qeverisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion