Krujë/ I dënuar me 5 vite burg dhe i shpallur në kërkim, arrestohet 43-vjeçari

Aktualitet

Krujë/ I dënuar me 5 vite burg dhe i shpallur në kërkim,

Policia e Krujës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për kapjen e personave në kërkim. Në kuadër të operacionit të koduar “Inside”, është bërë arrestimi i shtetasit Lulzim Kullaj, 43 vjeç, banues në Krujë.

Kapja e tij u bë pas veprimeve të mirëorganizuara dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj Kullajt ishte dhënë një vendim dënimi nga Gjykata e Tiranës, më datë 9 shkurt 2023, ku ai ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Materialet procedurale pas arrestimit të tij i janë referuar tashmë Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion