Dritan Leli rrëzon Enkelejd Alibeajn: U kam dhënë përgjigje për punësimet që në datën 15 Nëntor

Politikë

Dritan Leli rrëzon Enkelejd Alibeajn: U kam dhënë përgjigje

Në ndryshim nga sa deklaroi sot deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, që është njëherësh kryetar i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli nuk ka refuzuar që të japë informacion.

Në një reagim për Fax News, Leli bën me dije se ai i ka kthyer përgjigje Kuvendit që prej datës 15 Nëntor, ku ka dhënë informacion në lidhje me numrin e të punësuarve, dhe si kanë ndryshuar shifrat përpara zgjedhjeve të Prillit.

Sipas Lelit në periudhën nga Janari në Prill të këtij viti ka pasur një rritje me 7% të numrit të punësuarve në Bashki.

Ndërkohë Leli ka dhënë përgjigje dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike, që sipas Bashkisë janë të gjithë prezent në Shqipëri, dhe janë brenda kritereve për të marrë përkrahjen nga shteti.

Siç shihet dhe në dokumentet e siguruara nga Fax News, shkresa që Leli i ka nisur Kuvendit mban datën 15 Nëntor, duke rrëzuar kështu pretendimet e Alibeajt se nuk është dhënë përgjigje për Kuvendin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion