“Drejt finishit, për Shqipërinë në BE”/ Rama pritet me këngë polifonike në Sarandë!

Politikë

“Drejt finishit, për Shqipërinë në BE”/ Rama

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin e tij elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke zhvilluar sot takime në jug të vendit. Ai mbajti miting përmbyllës edhe me mbështetësit e PS në qytetin bregdetar të Sarandës, ku u prit edhe me këngë polifonike, mes tyre edhe ajo e “flamurit të kuq me shkabë”.

“Drejt finishit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruante kryeministri në postimin e tij në llogarinë personale të rrjetit social Facebook, pak minuta para mitingut.

Para se të nisnin fjalimet e rastit elektorale, asambli i këngëve dhe valleve popullore të qytetit realizoi edhe një kolazh muzikor për të pranishmit.

Podiumi i takimit këtë herë ishte ngritur në sheshin buzë detit. Tubimin e hapi kreu politik i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, i cili tha: “Kemi bërë dhe do bëjmë më shumë në vijim. Ne me Edi Ramën në krye do e çojmë Shqipërinë në BE, si një vend me të drejta të plota dhe anëtare e familjes europiane, një ëndërr e të gjithë shqiptarëve, që do bëhet realitet më 2030. 11 maji është një ditë përtej politikës, nuk votoni për ne, por për Shqipërinë në Europë, është 4-vjeçari ndoshta më i rëndësishëm i Shqipërisë”, tha ai mes të tjerash, teksa ftoi edhe kandidatët e pranishëm të qarkut.

Kurse kandidatja që vjen nga komuniteti rom, Ina Majko, u shpreh:

“Partia Socialiste ka ndërmarrë një nismë për të hequr një tavan të ndasive dhe diskriminimit. Shqipërisë i duhet integrimi dhe këtë e bën vetëm PS”, tha ajo.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion