Moska i përgjigjet Ukrainës: Askush nuk na garanton se nuk do të na sulmoni më 9 maj!

Bota

Moska i përgjigjet Ukrainës: Askush nuk na garanton se nuk do të

Dmitry Medvedev, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, deklaroi të shtunën se askush nuk mund të garantojë që kryeqyteti ukrainas, Kievi, do të mbijetojë deri më 10 maj nëse Ukraina sulmon Moskën gjatë festimeve të fitores në Luftën e Dytë Botërore më 9 maj.

Presidenti rus Vladimir Putin shpalli të hënën një armëpushim tre-ditor në maj në luftën me Ukrainën, për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij në Luftën e Dytë Botërore.

Kremlini bëri të ditur se armëpushimi 72-orësh do të jetë më 8 maj, 9 maj – ditë kur Putini do të presë liderë ndërkombëtarë përfshirë presidentin kinez Xi Jinping për festimet që përkujtojnë fitoren mbi Gjermaninë Naziste dhe më 10 maj.

Duke reaguar ndaj ofertës së Moskës për një armëpushim tre-ditor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është i gatshëm, për aq kohë sa armëpushimi të zgjasë 30 ditë, diçka që Putini tashmë e kishte përjashtuar për afatin e afërt, duke thënë se ai kërkon një zgjidhje afatgjatë dhe jo një pauzë të përkohshme.

Zelensky tha se Ukraina, për shkak të luftës në vazhdim me Rusinë, nuk mund të garantojë sigurinë e ndonjë përfaqësuesi të huaj që shkon në Moskë për paradën tradicionale të fitores më 9 maj.

ME TE LEXUARAT