"Do votosh PD-në", çfarë u tha Rama çunave "çamarrokë" të Londrës para uljes së avionit në Kukës

Politikë

"Do votosh PD-në", çfarë u tha Rama çunave

Ka mbërritur nga Londra avioni me kuksianë që do të ulet në aeroportin e Kukës. Avioni është ulur fillimisht në aeroportin e Rinasit dhe më pas në atë të Kukësit.

Në Rinas ka shkuar vetë kreu i qeverisë i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët hipën bashkë me to në avion, me destinacion përfundimtar Aeroportin e Kukësit.

"Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të "Zayed Flatrat e Veriut", me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra"- shkruan Rama.

Stjuadjese: Mirë se erdhët zoti Kryeministër

Rama: Mirë si jeni?

Duartrokitet nga emigrantët e ardhur nga Angli në Rinas për të shkuar në ndalesën e fundit në Kukës

Rama: Po, për Kukës ëëë?

Emigranti: Po po!

Rama: Po si shpjegohet, u bë aeroporti ë

Emigranti: U bë, u pa puna.

Rama: U pa puna ë, jo do votosh PD tani s’ka diskutim.

Emigranti: Gjë e bukur është bërë.

Rama: Jo unë flas për ty, se ti s’ke besuar

Emigranti: E mbajte premtimin aman.

Rama: Po mos rrini dy veta afër mo vëlla se e keni me vende të ndara, ti që e kthen kokën andej dil këtej, rri në një rresht që është bosh se kështu e kemi bo. Në rregull, gati jeni të gjithë ju, tani vazhdo se ne po nisemi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion