“Do të ngelësh pa punë nëse nuk fiton zgjedhjet”, ja si i përgjigjet Rama, komentuesit!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe një ndjekësi i cili i tha se do të ngelet pa punë nëse nuk fiton zgjedhjet.
Në rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, Rama tha se misioni i tij do të mbarojë kur të integrohet vendi në BE.
“Sa i përket zanatit tim që ngel pa punë, po nuk fitova zgjedhjet, në fakt e vetmja gjë që kam shumë të sigurt është se kam plot gjëra të tjera që dua të bëj. Jo vetëm këtë që bëj, këtë e bëj se për mua është mision.
Po të mos ishte mision nuk do të humbisja asnjë sekondë duke komunikuar me dikë si ti në këtë rast që shan, por të respektoj edhe ty se je një nga qelizat e organizmit të gjallë të këtij vendi.
Në këtë mision e kam për detyrë që të komunikoj edhe me ty. Për të çuar flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e BE”, tha Rama.


