Mbërrin në Durrës anija-muze ‘Amerigo Vespucci’, më e bukura në botë! Ja si mund ta vizitoni!

Ka mbërritur në Portin e Durrësit, "Amerigo Vespucci”, e konsideruar anija më e bukur në botë dhe që shërben për ture turistike anembanë ruzullit.
E konsideruar edhe si anije-muze, “Amerigo Vespucci” u nis nga porti i Ortonës në Itali, ajo do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 prill.
Ndalesa në Durrës do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill.
Vizitat në bord do të jenë të disponueshme:
9 Prill:
-Vizitat në grup: nga ora 12.30 deri në orën 14.00
-Vizita individuale për ata që kanë bërë një rezervim falas në faqe: nga ora 14:00 deri në 21:00
10 Prill:
-Vizitat në grup: nga ora 12.00 deri në orën 14.00
-Vizita individuale për ata që kanë bërë një rezervim falas në faqe: nga ora 14:00 deri në 21:00.


