Detaje nga arrestimi kandidatit të Lapajt/ U ndalua rrugës për mitingun e Tiranës!

Politikë

Detaje nga arrestimi kandidatit të Lapajt/ U ndalua rrugës për

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi kandidatit të ‘Nisma Shqipëria Behet’ Ergys Isufi.

Mësohet se Isufi është arrestuar në aksin rrugor “Borsh-Sarandë”, teksa ka qenë në automjet së bashku me një të mitur. Sipas burimeve, kandidati ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar policisë por nuk ka mundur.

Para se të arrestohej, ai kishte pasur një takim me dy persona në Sarandë. Pas ndarjes me ta, policia e ka ndaluar gjatë rrugës për në Borsh, ku pritej të zhvillohej një takim elektoral. Më pas, ai do të nisej drejt Tiranës për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbahet nga nisma “Nisma Shqipëria Bëhet “.

Policia ka kryer edhe një kontroll në banesë, por nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Kokaina është gjetur gjatë kontrollit fizik ose gjatë kontrollit të automjetit. Aktualisht ai ndodhet i ndaluar në Komisariatin e Sarandës. Nga ana tjetër, shtabi politik i koalicionit të ‘Nisma Shqipëria bëhet në Sarandë’ është shprehur se kjo ngjarje është një inskenim.

Avokati Brigels Dervishi ka deklaruar se ka pritur dy orë në komisariat përpara se t’i lejohej të takohej me klientin e tij. Dervishi është shprehur se dyshohet për një inskenim nga pala e mbrojtjes.

ME TE LEXUARAT