Deputeti demokrat përpiqet të kompleksojë gjykatën: Erion Veliaj lirohet nesër!

Politikë

Deputeti demokrat përpiqet të kompleksojë gjykatën: Erion

Deputeti Dash Sula deklaroi në Kuvend se mazhoranca  ditën e nesërme do të nxjerrë nga burgu kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sula u shpreh se po qarkullojnë lajme se Veliaj do të dalë nesër nga paraburgimi dhe kjo për shkak të intimidimeve që po iu bëhen personave të përfshirë në këtë proces.

“Më shumë iu shqetëson Erion Veliaj që ka gjyqin nesër, për fustanet, bizhutë. E keni hallin të lironi Erion Veliaj me të gjitha mënyrat. Kumbari i Veliajt nuk është këtu, babai i reformës në drejtësi që po deformohet.

Nuk është presion. Po qarkullojnë lajme se po intimidoni dhe po përdorni të gjitha mënyrat për ta liruar atë”, tha Sula.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion