Berisha thirrje gazetarëve: Bojkotoni Ramën! Mos i transmetoni asnjë fjalë dhe presje marrëzirave që flet!

Politikë

Berisha thirrje gazetarëve: Bojkotoni Ramën! Mos i transmetoni

Kreu i PD  Sali Berisha pasi braktisi seancën plenare në një komunikim me gazetarët u bëri thirrje këtyre të fundit që të bojkotojnë publikimin e daljeve të kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se mediat duhet të bllokojnë zërin e kreut të qeverisë pasi sipas tij, Rama nuk ka më çfarë të thotë.

“Parlamenti sot ishte se gjemia e braktisur nga kapiteni. Edi Rama ka braktisur gjeminë që po mbytet dhe nuk do të jetë i pranishëm.

Ka javë të tëra që nuk duket dot në parlament, por ka më shumë që nuk del dot para jush. Këtë e konsideroj akt të rëndë.

Dhe ftoj mediat që gjersa ai të dalë para gazetarëve të mos i transmetojnë asnjë fjalë dhe presje të marrëzirave që flet”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion