Në listë të hapur apo të mbyllur? Berisha braktis sallën e Kuvendit: Unë nuk ndjek Ramën!

Demokrati Sali Berisha është larguar nga salla e Kuvendit pas përfundimit të fjalë së tij, ndërsa nuk ka ngurruar të japë deklaratë për mediat. Berisha
tha se shumë shpejt do të nisin konsultimet me drejtuesit politik të qarqeve të PD për caktimin e listave, ndërsa i pyetur nëse ai do të jetë në atë të mbyllur apo të hapur, Berisha la të kuptohet se do jetë në listë të mbyllur
“Më thantë se ai ka nxjerrë Kuranin, se ndodh thotë Kurani që libri i shenjtë bie dhe në duart e djallit por kjo nuk do të thotë se djalli bëhet besimtar, kështu që ai të mbajë çdo gjë ai mbetet një kriminale, një njeri implikuar në shumë lloj krimesh. Sali Berisha nuk ndjek kurrë Edi Ramën, është ai që po më ndjek deri sa të thyej qafën.
Do nisim konsultimet me drejtuesit politik për listat, janë ata që kanë drejtuar procesin në të gjitha qarqet, dhe më pas do mblidhet Kryesia, do hartojë listën.
Ka qenë procesi më transparent në vend, ajo listë do pasqyrojë vullnetin e anëtarësisë së PD me modifikimet e domosdoshme për zonjat, të rinjtë dhe në ndonjë rast për përfaqësimin e komuniteteve”, tha Berisha.


