Zelensky mbërrin në Arabinë Saudite, reagon Trump: Pa SHBA nuk ka paqe!

Bota

Zelensky mbërrin në Arabinë Saudite, reagon Trump: Pa SHBA nuk ka

SHBA shpreson të zgjidhë pauzën e ndihmës për Ukrainën, thotë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, duke shtuar se ai po ndjek bisedimet në Arabinë Saudite.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po takohet me zyrtarët sauditë gjatë një vizite shtetërore. Ai nuk do të marrë pjesë në bisedimet me zyrtarët amerikanë të martën, në të cilat Kievi pritet të shtyjë për një armëpushim me Rusinë në det dhe qiell

Një zëdhënës i Kremlinit thotë se Rusia është në mjë fazë fillestare të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-në , duke shtuar se bisedat midis Trump dhe Putin janë "konstruktive".

Po ashtu presidenti amerikan Donald Trump beson se do të bëhet shumë përparim gjatë bisedimeve mes SHBA-së dhe Ukrainës në Arabinë Saudite të martën. Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të dielën, Trump shtoi se ai pret të shohë rezultate mjaft të mira në të  ardhmen jo aq të largët".

Trump tha gjithashtu se "përfundimisht, ne duhet të kemi paqe".

Për kujtesë, Trump nuk do të jetë i pranishëm në bisedimet në Arabinë Saudite të martën. Në vend të kësaj, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz do të jenë në tryezë.

ME TE LEXUARAT