"Charter-i u nis nga Tirana"/ Berisha: Ministrat dhe Rama takim me mafian në Aurba, u pritën nga bandat shqiptare...

Politikë

"Charter-i u nis nga Tirana"/ Berisha: Ministrat dhe Rama takim me

Berisha u shpreh se kjo është vërtetuar nga hetimet e anti-mafias italiane

sh-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur edhe ditën e sotme akuzat ndaj kabinetit qeverisës dhe kryeministrit Edi Rama për lidhje me banda kriminale.

Ai përmendi ishullin e Arubas, ku sipas tij, një delegacion me zyrtarë të lartë të Shqipërisë ka zhvilluar një takim me bosa të mëdhenj droge. Berisha u shpreh se kjo është vërtetuar nga hetimet e anti-mafias italiane dhe se ka dyshime që ky delegacion është udhëhequr nga vetë Rama.

“Charter-i është nisur nga Tirana. Ju siguroj që kanë qenë zyrtarë dhe ministra të Shqipërisë, këtë e kam të sigurt. Falenderoj antimafian italiane dhe gazetarët italianë. Ka dyshime që ky delegacion është udhëhequr nga vetë Rama.

Po këto janë dyshime. Megjithatë, Rama duhet të japë dorëheqjen. E dini që Aruba është qendra ku mblidhen bosat më të mëdhenj të mafias dhe drogës. Aruba është bursa botërore e drogës dhe krimit dhe është në kontroll të plotë nga katër klanet mafioze të Venezuelës. Kanë qenë kartelet e drogës së Shqipërisë dhe natyrisht ortakët e tyre të karteleve të Kolumbisë, Ekuadorit, Venezuelës etj.”- tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion