Celibashi: Proces manual vetëm në 142 qendra, problemet janë teknike por edhe nga padija e operatorëve

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka folur për problemet që janë hasur gjatë ditës së sotme me pajisjet elektronike të identifikimit të gishtit dhe kartës së identitetit. Ai bën me dije se problemet janë teknike por edhe nga padija.
Sipas informacioneve që ka KQZ, në 142 qendra votimi, procesi i votimit po përdoret në mënyrë manual. Në qendrat e tjera, procesi po bëhet me pajisjet elektronike. Kemi pasur probleme teknike. Kjo pajisje është për herë të parë në Shqipëri dhe na është dashur të mësohemi për pak kohë. Ka pasur probleme edhe teknike, por edhe nga padija e operatorëve, duke bërë që në këto qendra votimi të bëhet identifikimi në mënyra manual.
I bëj thirrje drejtuesve të partive politike, që anëtarët e tyre në qendrat e votimit, të respektojnë punën e tyre. Nuk duhet që problemet teknike ti quajnë si probleme politike. Largimi nga detyra e këtyre anëtarëve, do ndiqet penalisht. Përfaqësuesit politikë ti lënë të qetë në detyrën e tyre.


