Celibashi: KQZ njeh përfaqësuesin e Alibeajt dhe selinë e Berishës

Politikë

Celibashi: KQZ njeh përfaqësuesin e Alibeajt dhe selinë e

Kryetari i Komisionit te Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se do te prese 48 ore per te vendosur ne lidhje me regjistrimin e PD ne zgjedhje.

Ne nje deklarate per gazetaret, ai tha se vendimin do ta marre pas plotesimit te afatit qe i ka lene perfaqesuesit te PD, per plotesimin e dokumenteve.

Celibashi beri te qarte se perfaqesuesi legjitim i PD ne KQZ, eshte Indrit Sefa, i cili ne fakt perfaqeson grupin e Alibeajt.

"Indrit Sefa eshte perfaqesuesi legjitim i PD ne KQZ. Dokumentet qe ka paraqitur jane te paplota dhe ne do presim plotesimin e afatit.

Ashtu sikurse selia e PD eshte legjitime, dhe nuk eshte ceshtje e KQZ, se kush qendron aty", ka theksuar Celibashi duke iu referuar faktit se ne seline blu qendron Berisha nderkohe qe KQZ njeh grupin e Alibeajt.

48 orë ishte afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje, afati i cili skadon sot në orën 24:00 por që nuk do të shfrytëzohet nga ana e demokratëve.

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht Celibashin se nuk do dorëzojnë dokument të firmosur nga Lulzim Basha.

Në një letër zyrtare të firmosur nga përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa, thuhet se Basha është dorëhequr dhe s dokumentacioni i paraqitur është i plotë sipas rregullave.


"Për shkak se dorëheqja e Kryetarit është fakt, edhe pse nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit te ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në kuptim të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 "Per partitë politike", i ndryshuar, funksionimi i Partisë Demokratike për aspektet që kanë të bejnë me zgjedhjet vendore realizohet sipas "Autorizimit të Përgjithshëm" të datës 18 Mars 2022", thuhet në letrën e Partisë Demokratike. 

ME TE LEXUARAT