E fshehën në kishë, 2 vëllezërve shqiptarë iu gjenden 16 kg kokainë me vlerë 1.5 mln euro!

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi akuzohen se kishin fshehur në një kishë 16 kg kokainë.
Karabinierët e Monzas në vendin fqinj kanë sekuestruar sasinë e drogës, me 16 kilogramëve kokainë dhe 800 gram hashash, dhe kanë prangosur dy vëllezërit shqiptarë 43 dhe 47 vjeç.'
Operacioni nisi sot në agim kur forcat ushtarake të karabinierisë, duke monitoruar lëvizjet e të dyshuarve nëpërmjet kamerave video, inkuadroi njërin nga dy vëllezërit që po dilnte nga shtëpia me një çantë shpine të madhe, e cila, u dërgua në një kishë dhe është fshehur aty.
Forcat policore pasi u futën brenda, gjetën 7 kilogramë kokainë, 542 gramë hashash dhe 21,400 euro para në çantën e lënë pak më parë. Një ditë më pas, i dyshuari u kthye në vendngjarje, ku kuptoi se ishte zbuluar dhe vendosi të arratisej duke marrë fluturimin e parë vetëm vajtje për në Shqipëri.
Karabinierët arritën ta gjurmonin në aeroportin e Malpensës, ku ai kishte kaluar check-in dhe ishte tashmë në bordin e avionit në pistë.
I shoqëruar në tokë, burri u ndalua si i dyshuar për krimin dhe u transferua në burgun e Busto Arsizio në dispozicion të Prokurorisë Publike lokale. Operacionet kanë vijuar me kontrollin e shtëpisë së të arrestuarit. Kështu u gjetën edhe 280 gramë hashash të fshehur në bodrum.
Kërkimet janë shtrirë edhe në banesën e vëllait, po në Seveso. Brenda garazhit, ai kishte fshehur edhe 9 kilogramë kokainë, në një kasafortë të groposur në dysheme dhe të fshehur nga dollapët, citon shqiptarja. Në përfundim të operacioneve, vëllai i dytë u arrestua. Vlerësohet se sasia e sekuestruar, ndoshta e destinuar për sheshet e trafikut të drogës në Monza della Brianza , pasi të dilte në treg, do të kishte faturuar mbi 1.500.000 euro.


