SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë

Aktualitet

SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë

SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Vendimi lidhet me denoncimin e Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë dhe është marrë një vendim i tillë për të mos lejuar tjetërsimin e pronës.  

Për këtë çështje ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur në SPAK dhe është marrë në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij.  

Ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj përpos Kollçakut.

Një thirrje nga Prokuroria sot e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur dijeni për ngjarjen. 

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna e ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet. 

Pas daljes nga prokuroria Kollçaku nuk ka pranuar të flasë para medias duke e lidhur heshtjen me sekretin hetimor, ndërsa Meçollari ka shpjeguar se këtë herë pyetja e tyre, ka lidhje me bazën detare të Sarandës, e cila iu dha e gjitha privatëve sipas tij duke mos i mbetur asnjë centimetër ushtrisë. /report tv

ME TE LEXUARAT