"Blindohet" selia blu, Basha diskutime të forta me 6 deputetë të PD pas përjashtimit të Berishës
Lajmifundit
/
9 September 2021, 22:08
Politikë

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën ka tensionuar së tepërmi situatën në selinë blu.

Ndërkohë që Basha është duke zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar dhe anëtarët e kryesisë, gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije se gjashtë deputetë kanë dalë kundër Bashës.
Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj. Gjithashtu, dera kryesore e selisë së PD është e mbyllur dhe nuk lejohet të futet kushdo, ndërsa anëtarët që futen kontrollohen./AbC


