"Basha përjashtoi nga PD babain politik", Berisha: Ka vrarë partinë, jo mua

Politikë

"Basha përjashtoi nga PD babain politik", Berisha: Ka vrarë

Sali Berisha prej kohësh është cilësuar si babai politik i Lulzim Bashës. Por, si duket ky fakt nuk ndikoi shumë tek kryedemokrati Lulzim Basha, i cili sot mori vendimin për ta përjashtuar nga PD. Në një lidhje “Skyp” me Opinion, Berisha deklaroi se me vendimin e tij, Basha nuk ka vrarë atë, por vetë partinë.”

“Donald Lu dërgonte deputetë të tjerë të thoshte që Berisha ka dosjen e Bashës për lidhjen me rusët, Dosja nuk kishte asgjë. Asnjë dokument. Vinin deputetët tek unë më thonin, i keni ju. Denoncimi që i bëra projektit të Mitrovicës dhe ndarjes së Kosovës, denoncime të palëkundura të kapjes së drejtësisë. Ju e patë si reagoi kur unë denoncova në gjykatë Delina Ficon. Ky vendim e shndërron PD vetëm në një satelit të Ramës.

Basha ka marrë një vendim fatal. U ka shpëtuar sanksioneve, por PD ka marrë goditjen më fatale. Unë ndjej keqardhje për PD, për vrasjen e PD. Jo at-vrasje. Për ata që më njohin, kanë ABC-në e sovranitetit, e dinë që ai kreu vrasjen e PD. Unë do ndjek qasjen për risjelljen e sovranitetit në PD.


Nuk isha i papërgatitur. Nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur në mbledhje dhe as nuk kam pyetur sepse unë kam ndjekur që nga data 19 e deri sot edhe kryetarin kur ai ka shprehur dëshirën që të angazhohej për të ndihmuar. Unë i kam thënë “Jo”. Nuk kërkoj ndihmë nga askush. Unë kërkoj vetëm transparencë. Çfarë kam bërë unë. Kam zgjedhur gjykatën si rruga më e drehtë për të bërë transparencën e çdo akuze që bazohej në informacione të Delina Ficos me shoqe. PD do ziejë fuqishëm”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion