Berisha shkon në SPAK dhe nxjerr vendimin: Dokument zyrtar, Irena Gjoka e dënuar 3 muaj burg në Greqi

Nga dyert e SPAK, ku u paraqit per masen e vendosur ndaj tij nga gjykata "detyrim paraqitje", Sali Berisha ka publikuar nje dokument diten e sotme, ku pretendon se gjyqtarja qe vendosi arrestin e shtepise ndaj tij Irena Gjoka, eshte denuar ne Greqi.
Ne dalje te SPAK, bashke me avokatet Berisha tha se gjyqtarja eshte denuar 3 muaj burg ne Greqi nderkohe qe ne dosjen e aplikimit per gjyqtare, ka shkruar se nuk ka pasur denim ndaj saj.
Berisha dhe avokatet e cilesuan kete falsifikim.
Dokumenti qe sipas Sali Berishes, tregon denimin me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobe per Irena Gjoken
Berisha publikon vendimin e Gjykatës së Janinës: Irena Gjoka e dënuar me 3 muaj burg, çdo vendim i saj është i pavlefshëm
Të dashur, qytetare dhe qytetarë shqiptarë.
Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual.
Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë.
Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani.
Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut...
... Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.
Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ.
Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete.
Berisha: Departamenti i Shtetit të administratës Biden, nuk donte që të publikohej dokumenti që i merr fytyrën reformës në drejtësi
Pra, kjo Irena me 5 mbiemra, me 5 fytyra po asnjë njerëzore, kjo vesh togën e zezë të kryegjykatës së Tiranës për të mbuluar dënimin e saj penal, për të mbuluar falsifikimet e saj.
Kjo është Gjykata Speciale e Tiranës.
Dua të jem i sinqertë.
Dua të falënderoj autoritetet greke të cilat e bënë publik këtë dokument. Por dua të dënoj ndërhyrjen e bërë nga këto autoritete, nga administrata nga Departamenti i Shtetit të administratës Biden që ky dokument të mos shihte dritën se ja merr fytyrën reformës në drejtësi.
Ata kishin hallin e Sali Berishës dhe jo të reformës në drejtësi. Turp e mafie.
Ju garantoj se fatin e kësaj do të ketë pas zgjedhjeve, secili prej tyre që ka kryer dhe ka fshehur krime.
Secilin prej tyre, reforma do ti nxjerrë të gjithë ata që fshehin krime ne sistemin e drejtësisë.


