Berisha: Rama fyen burrat që të spostojë vëmendjen nga problemet reale që ka vendi

Politikë

Berisha: Rama fyen burrat që të spostojë vëmendjen nga

Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e Vorës dhe Kasharit këtë të mërkurë, ku prezantoi kandidatët e “Aleancës Për Shqipërinë Madhështore” të qarkut të Tiranës.

Në fjalën e tij ai tha se “ASHM” është koalicioni më i madh dhe më madhështor që prej 1990-ës.

Ndërkohë u ndal edhe te deklarata e kryeministrit Edi Rama, për të cilin Berisha tha se po sulmon burrat që të spostojë vëmendjen nnga problemet e vërteta.

“Kjo është aleanca më madhështore që nga viti 1990, më e madhja që do ndikojë në mirëqenien tuaj, sigurinë tuaj, të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve, të Vorës, Kasharit dhe më gjerë.

Jemi parti e vlerave themelore të shqiptarit dhe shoqërisë. Në kombin tonë, si në të gjithë kombet e tjera, themeli është familja. Vijmë me një projekt për familjen shqiptare. Kombi i fortë vjen me një familje të fortë.

Nuk jam polic morali, por dashuria mes burrit dhe gruas, respekti i ndërsjellë është morali më i lartë i shoqërisë. Asnjë motër, nënë apo motër nuk do donte t’u shahej djali, bashkëshorti, prindi.

Kjo fushatë vulgare e Ramës, që kërkon të zhvlerësojë familjen dhe konceptin e saj, ka një qëllim, që të spostojë vëmendjen tuaj, nga problemet e vërteta të familjes shqiptare“, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion