Berisha: Rama e parandien humbjen e tmerrshme, bën fushatë me mëkatarët më të mëdhenj

Politikë

Berisha: Rama e parandien humbjen e tmerrshme, bën fushatë me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama teksa çelte sot fushatën e Partisë Socialsite e ndjente se do të humbte.

Sipas Berishës, Rama po bën fushatë me ata që i cilësoi si “mëkatarët më të mëdhenj”, ndërsa vijoi duke thënë se ai e parandien “humbjen e tmerrshme” në 14 maj.

“Belind Këlliçi i ka kompleksuar në mënyrë të tmerrshme. E keni vënë re se si janë mobilizuar. Ose të fshehin fushatën e Belindit, ose të përpiqen të hyjnë në autobusin e tij. Aq shumë merren me autobusin e Belindit janë gati të kthehen në pasagjerë. I çmendi me të.

Edi Rama nga një anë bën fushatë me mëkatarët më të mëdhenj, organizatë kriminale është qeveria e tij. Nga ana tjetër shohin epërsinë e tmerrshme të kandidatëve tanë. Pra, kemi një start që nuk e kemi patur që nga viti 1992.

Rama sot ishte i nxirë në atë recitim që bëri sot. Ajo nxirje flet shumë. E parandien humbjen e tmerrshme. Erion Veliaj u tha qytetarëve se kur Rama ishte kryebashkiak ata merrnin vetëm 2 orë e gjysmë ujë, edhe këtë e gënjeu sepse nuk rri dot pa gënjyer.

Ky po ja kthen me pemë, po mbjell 1 muaj rresht 60 pemë në ditë, 1800 pemë, për t’i thënë që ai pylli me 1 milionë pemë është më i shtrenjtë. Ata janë aq të regjur, armiqësia e tyre është e thellë. Kokën le t’i hanë njëri-tjetrit, do japin përgjigje në 14 maj”, tha Berisha.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion