“Rama hapi fushatë për Spiropalin dhe Ballukun”, Berisha: Nuk kishte asnjë qytetar sot

Politikë
“Rama hapi fushatë për Spiropalin dhe Ballukun”, Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve të Tiranës dhe FRPD.

Mes të tjerash Berisha foli në lidhje me çeljen e fushatës së PS për zgjedhjet e 14 majit, ku tha se kryeministri Rama kishte mbledhur ministrat e tij dhe u mbante fjalim.

“A e patë si e nisi fushatën sot?

Me nomenklaturën. Kishte mbledhur nomenklaturën më të ngushtë, deputetë, ministra dhe u mbante fjalim atyre. Më kujtoi një gjë që nuk ka shumë krahasim, por edhe të krahasueshme.
Vladimir Putin priti para 1 jave dy ambasadorët kryesorë të SHBA dhe BE-së dhe i kishte vendosur 70 metra në distancë nga frika. Edhe ky nga frika, qytetar asnjë, sikur fushatën e bënte vetëm për nomenklaturën dhe jo për qytetarin.
Pavarësisht se çfarë funksionesh ke, paranoja ka forma të njëjta. Hapi fushatën me nomenklaturën e tij, u mbante fjalime Belindës, Spiropalit, Ulsi Manjës dhe ata duartrokisnin. Nuk kisha parë ndonjëherë komedi si kjo. ”, tha Berisha.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion